Trump paralajmëron Iranin: SHBA do të ndërhyjë nëse vriten protestuesit paqësorë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar autoritetet iraniane që të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke deklaruar se Uashingtoni është i gatshëm të ndërhyjë nëse kjo ndodh.

“Nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestues paqësorë, siç është zakoni i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijnë në ndihmë”, ka shkruar Trump, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Reagimi nga Teherani nuk vonoi pasi Këshilltari i lartë i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, Ali Larijani, paralajmëroi Trumpin që të “ketë kujdes”, duke theksuar se çdo ndërhyrje amerikane do të sillte destabilizim në gjithë Lindjen e Mesme dhe do të dëmtonte interesat amerikane në rajon.

Paralajmërimet vijnë në kohën kur të paktën gjashtë persona janë raportuar të vrarë në Iran pas gati një jave protestash masive, të nxitura nga përkeqësimi i kushteve ekonomike dhe rënia e ndjeshme e vlerës së monedhës kombëtare, rialit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Fars dhe organizatës për të drejtat e njeriut Hengaw, dy persona u vranë në përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin Lordegan, ndërsa tre të tjerë humbën jetën në Azna dhe një në Kouhdasht, në perëndim të vendit. Hengaw i identifikoi dy viktimat në Lordegan si protestues, por autoritetet nuk kanë sqaruar nëse të vrarët ishin civilë apo pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina të djegura dhe përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në disa qytete, përfshirë Teheranin. BBC Persian ka verifikuar pamje nga protestat në Lordegan, Teheran dhe Marvdasht.

Protestat nisën të dielën në Teheran, fillimisht nga tregtarët e pakënaqur me zhvlerësimin e rialit, për t’u përhapur më pas në universitete dhe qytete të tjera, ku protestuesit kanë brohoritur kundër udhëheqjes fetare të vendit. Disa prej tyre kanë kërkuar largimin e Ayatollah Khameneit, madje edhe rikthimin e monarkisë.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se do të dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i Iranit ka paralajmëruar për një “përgjigje vendimtare” ndaj çdo përpjekjeje për destabilizim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika