Trump paralajmëron Iranin: Sulmet e SHBA-së do të intensifikohen nëse nuk arrihet marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje, Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë veprimet ushtarake me intensitet edhe më të madh, duke thënë se ‘po bëjmë një rikonfigurim’.

“Po i ngarkojmë anijet me municionet më të mira, armët më të mira të prodhuara ndonjëherë — edhe më të mira se ato që përdorëm më parë dhe i shkatërruam”, i tha Trump gazetës New York Post në një intervistë telefonike të premten, duke shtuar se SHBA-ja do t’i përdorë ato në mënyrë shumë efektive nëse nuk arrihet marrëveshja, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë që zëvendëspresidenti JD Vance po udhëton drejt Pakistanit për të udhëhequr bisedimet me iranianët, Trump tha se 24 orët e ardhshme do të tregojnë nëse negociatat do të jenë të suksesshme.

“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh. Shumë shpejt do ta dimë,” tha ai.

Presidenti gjithashtu shprehu dyshime për qëndrimet e Iranit.

“Po përballeni me njerëz për të cilët nuk e dimë nëse thonë të vërtetën,” tha ai.

“Para nesh ata thonë se po heqin dorë nga të gjitha armët bërthamore, gjithçka është larguar. Pastaj dalin në media dhe thonë: ‘Jo, ne duam pasurim (të uraniumit).’ Kështu që do ta shohim,” shtoi Trump.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika