Shtetet e Bashkuara mund të mbikëqyrin Venezuelën dhe të kontrollojnë të ardhurat e saj nga nafta për vitet e ardhshme, deklaroi Presidenti Donald Trump në një intervistë të publikuar të enjten nga The New York Times.
Në një intervistë gati dyorëshe, Trump tha se mbikëqyrja amerikane mbi Venezuelën — përfshirë kontrollin e të ardhurave nga sektori i naftës — mund të zgjasë “shumë më gjatë” se disa muaj ose një vit.
“Ne do ta rindërtojmë atë në një mënyrë shumë fitimprurëse. Ne do të përdorim naftë, dhe ne do të marrim naftë. Ne do t’i ulim çmimet e naftës dhe do t’i japim para Venezuelës, të cilat i duhen me dëshirë”, deklaroi Trump.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë mirë me qeverinë e presidentes së përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez, një ish-aleate e Nicolas Maduro-s që shërbeu si zv/presidente para se të largohej nga pushteti.
Trump gjithashtu tha se SHBA-ja ka ngritur një plan për të rafinuar dhe shitur deri në 50 milionë fuçi naftë venezueliane që kanë qenë të bllokuara nën bllokadën amerikane.
TIME
Kur u pyet nga gazeta nëse sundimi amerikan do të jetë tre muaj, gjashtë muaj apo një vit, Trump u përgjigj: “Do të thoja shumë më gjatë.”
Ai mohoi të japë detaje lidhur me arsyet pse nuk ka vendosur t’ia japë pushtetin opozitës, të cilën Uashingtoni e konsideronte fituese legjitime të zgjedhjeve të vitit 2024, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Trump gjithashtu u shpreh se marrëdhëniet me Kolumbinë — fqinj i Venezuelës — janë “shumë të mira”, pas komenteve të mëparshme kritike ndaj udhëheqësit të saj.