Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka përgëzuar ekuipazhin e misionit hapësinor Artemis II për përfundimin me sukses të një udhëtimi historik drejt Hënës.
Kapsula e Artemis II u rikthye në Tokë duke u ulur në oqean pranë brigjeve të Kalifornisë, pas një misioni 10-ditor gjatë të cilit astronautët përshkuan mbi 250,000 milje në hapësirë. Ky udhëtim i çoi ata në anën e pasme të Hënës dhe më larg se çdo njeri tjetër në histori.
“Urime ekuipazhit të madh dhe shumë të talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar!”, ka shkruar Trump në një postim në Truth Social.
Ai shtoi gjithashtu: “Pres me padurim t’ju shoh të gjithëve së shpejti në Shtëpinë e Bardhë. Do ta bëjmë përsëri dhe hapi tjetër është Marsi!”.

