Trump premton kundërpërgjigje pas vrasjes së tre amerikanëve në një sulm në Siri

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se “do të ketë një kundërpërgjigje shumë serioze” pasi dy pjesëtarë të forcave amerikane dhe një civil amerikan u vranë në një sulm në Siri, për të cilin Shtetet e Bashkuara fajësojnë grupin Shteti Islamik (IS/ISIS).

“Ky ishte një sulm i ISIS-it kundër SHBA-së dhe Sirisë, në një pjesë shumë të rrezikshme të Sirisë që nuk është plotësisht nën kontrollin e tyre,” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, ishte “i tronditur nga ajo që ndodhi” dhe theksoi se Siria po lufton përkrah trupave amerikane. Në postimin e tij, Trump shtoi se al-Sharaa ishte “jashtëzakonisht i zemëruar dhe i shqetësuar nga ky sulm”.

Sipas një burimi të informuar për situatën, i cili foli në kushte anonimiteti, dy ushtarët e vrarë ishin anëtarë të Gardës Kombëtare të shtetit amerikan Iowa.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se edhe tre pjesëtarë të tjerë të forcave amerikane janë plagosur në pritën e së shtunës, e kryer nga një anëtar i vetëm i IS-it në Siri qendrore. Trump tha se tre të plagosurit “duket se janë në gjendje mjaft të mirë”. Ushtria amerikane konfirmoi se sulmuesi u vra gjatë incidentit. Zyrtarë sirianë thanë se edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë së Sirisë u plagosën.

Ky ishte sulmi i parë ndaj trupave amerikane në Siri me viktima që nga rrëzimi i presidentit Bashar al-Assad, një vit më parë.

“Do të ketë një kundërpërgjigje shumë serioze,” përsëriti Trump në platformën e tij Truth Social.

Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, tha se civili i vrarë ishte një përkthyes amerikan. Ai shtoi se sulmi kishte në shënjestër ushtarë të përfshirë në operacionet e vazhdueshme kundër terrorizmit në rajon dhe se rasti po hetohet në mënyrë aktive.

Sipas agjencisë shtetërore siriane SANA, të shtënat ndodhën pranë qytetit historik të Palmirës. Më herët, SANA raportoi se dy pjesëtarë të forcave të sigurisë së Sirisë dhe disa ushtarë amerikanë ishin plagosur. Të plagosurit u transportuan me helikopter drejt garnizonit al-Tanf, pranë kufirit me Irakun dhe Jordaninë.

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes vriten nga ISIS në Siri

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika