Trump thotë se janë ndërprerë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha negociatave tregtare me Kanadan pas publikimit të një reklame kritike ndaj tarifave që ai ka vendosur ndaj vendit.

Reklama, e sponsorizuar nga qeveria e provincë kanadeze Ontario, përdorte citate të ish-presidentit Ronald Reagan, duke theksuar se tarifat “dëmtojnë çdo amerikan”, shkruan BBC.

Trump shkroi në mediat sociale se reklama ishte “e rreme” dhe “skandaloze”, duke shtuar se bisedimet tregtare “përfunduan me këtë”.

Administrata e tij ka vendosur një tarifë 35% për shumë importe kanadeze dhe tarifa të veçanta për industri të caktuara, përfshirë automobilat dhe çelikun. Provinca e Ontarios është veçanërisht e prekur.

Reklama një minutëshe përmbante pjesë nga një fjalim radiofonik i Reaganit në vitin 1987, por Fondacioni Ronald Reagan tha se përdorimi i tij ishte selektiv dhe se qeveria e Ontarios nuk kishte kërkuar leje për përdorimin e tij. Fondacioni po shqyrton opsionet ligjore.

Përveç reklamës, kryeministri i Ontarios, Doug Ford, ka qenë kritik i politikave tregtare amerikane, duke paralajmëruar se është i gatshëm të ndërmarrë masa të ashpra për të mbrojtur ekonominë e provincës.

Ky është rasti i dytë që Trump ndalon bisedimet tregtare me Kanada-n pas një kontesti të ngjashëm lidhur me një taksë dixhitale mbi kompanitë amerikane.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika