Trump thotë se liderët iranianë kanë frikë ta pranojnë se po negociojnë me SHBA-në

US President Donald Trump speaks to the press as he meets with NATO Secretary General Mark Rutte in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on March 13, 2025. (Photo by Mandel NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Irani është duke negociuar me SHBA-në, pavarësisht mohimeve nga Teherani.

Duke folur në një aktivitet në SHBA, Trump tha se liderët iranianë “duan shumë të arrijnë një marrëveshje”, por kanë frikë ta pranojnë publikisht.

“Ata po negociojnë, por kanë frikë të thonë, sepse mendojnë se mund të vriten nga njerëzit e tyre, kanë frikë se vriten edhe nga ne,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka theksuar se vendi do të vazhdojë të “mbrohet” dhe se “nuk ka asnjë qëllim për të negociuar për tani”.

Ai shtoi se mesazhet e përcjella përmes vendeve ndërmjetëse nuk përbëjnë dialog apo negociata.

Më herët, një zyrtar iranian bëri të ditur se Teherani ka paraqitur pesë kushte për përfundimin e luftës, përfshirë ndalimin e plotë të konfliktit në të gjitha frontet dhe pagesën e dëmshpërblimeve.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika