Trump thotë se po shqyrton veprime dhe se Irani dëshiron takim pasi qindra protestues raportohen të vrarë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e veprimit kundër Iranit, duke thënë se udhëheqja iraniane ka kërkuar “negociata” pas kërcënimeve të tij për ndërhyrje ushtarake, në përgjigje të vrasjes së protestuesve.

Trump i bëri deklaratat gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, ku tha se po përgatitet një takim me palën iraniane, por shtoi se veprimi mund të ndodhë edhe para se të mbahet ndonjë takim.

“Duket se po e kalojnë vijën e kuqe,” tha Trump, kur u pyet nëse Irani kishte shkelur paralajmërimin e tij lidhur me vrasjen e protestuesve. “Po e shqyrtojmë shumë seriozisht. Ushtria po e analizon situatën dhe kemi disa opsione shumë të forta. Do të marrim një vendim.”

Javën e kaluar, Trump kishte paralajmëruar se SHBA do të ndërhynte nëse autoritetet iraniane do të përdornin armë kundër demonstruesve.
“Po u them liderëve iranianë: mos filloni të qëlloni, sepse do të fillojmë të qëllojmë edhe ne,” kishte deklaruar ai gjatë një takimi me drejtues të industrisë së naftës në Shtëpinë e Bardhë.

Protestat nisën më 28 dhjetor në Teheran, pas rënies së monedhës iraniane, dhe u përhapën shpejt në qytete dhe zona të tjera të vendit. Sipas një organizate vëzhguese me bazë në SHBA, më shumë se 500 persona janë vrarë gjatë trazirave.

Demonstratat përbëjnë një sfidë serioze për sundimin e Liderit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, me qytetarët që shprehin zemërim për rritjen e fortë të çmimeve, krizën ekonomike dhe kufizimet sociale e politike të vendosura nga qeveria.

Trump ka përsëritur të dielën se zyrtarë iranianë e kanë kontaktuar për të kërkuar negociata, por theksoi se “mund të duhet të veprojmë para se të ketë një takim”.

Ai nuk ka dhënë detaje mbi opsionet ushtarake që po shqyrtohen, por sipas raportimeve, pritet të informohet të martën për skenarë konkretë./BBC

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika