Trump thotë se ‘vrasjet në Iran po ndalen’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar nga Zyra Ovale se sipas informacionit që ka marrë, vrasjet gjatë shtypjes së protestave në Iran po ulen dhe aktualisht nuk ka plane për ekzekutime.

“Nuk ka plane për ekzekutime,” deklaroi Trump, duke iu referuar dënimit me vdekje të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i cili, sipas raportimeve të Sky News, nuk është ekzekutuar sot.

Presidenti amerikan gjithashtu paralajmëroi se do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse ndonjë ekzekutim do të ndodhte.

“Jam i sigurt se nëse ndodh, të gjithë do të shqetësoheshim shumë. Por këtë informacion kam tani… ata nuk do të kryejnë ekzekutimin,” shtoi Trump.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha për Fox News se qeveria ka kontroll të plotë mbi situatën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika