Trump: Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për bazat, “shumë i vonuar”

Britania e Madhe ka rënë dakord t’i lejojë Shteteve të Bashkuara të përdorin bazat e saj për të kryer sulme ndaj objektivave iraniane që lidhen me ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, për presidentin amerikan, Donald Trump, ky vendim është i vonuar, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Isha pak i habitur nga Mbretëria e Bashkuar, të them të drejtën – duhej të kishin vepruar shumë më shpejt. Marrëdhënia është shumë e mirë – por kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ata ishin praktikisht aleati ynë i parë… Nuk donin që ne të përdornim ishullin – të ashtuquajturin ishull – për të cilin, për ndonjë arsye, hoqën dorë nga të drejtat e tyre.”, tha Trump.

Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord të dorëzojë sovranitetin e këtyre ishujve te Mauritius, dhe më pas të marrë me qira bazën ushtarake.

Më herët, qeveria britanike deklaroi se kishte miratuar përdorimin e bazave të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërmarrë sulme ndaj objekteve iraniane që synojnë Ngushticën e Hormuzit.

Britania lejon SHBA-në të përdorë bazat për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika