Tubim përkujtimor me rastin e 28-vjetorit të masakrës së Srebrenicës

"Solidariteti me viktimën është virtyt i madh njerëzor. Pjesëmarrja e juaj masive do ta dëshmojë këtë virtyt tonin para ndërkombëtarëve në këto kohë të vështira për Kosovën"

Tubim përkujtimor me rastin e 28 vjetorit të masakrës  së Sebrenicës

Me rastin e 28-vjetorit të masakrës së Srebrenicës (Bosnjë dhe Hercegovinë) do të mbahet tubim përkujtimor në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, të hënën e 10 korrikut.

Ky tubim përkujtimor, që do të mbahet në amfiteatrin e Institutit të Historisë, organizohet nga profesori, Nexhemedin Spahiu dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Spahiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Të nderuar miq ju ftoj që të hënën (10.07.2023) në ora 20.00 në amfiteatrin e madh të Institutit të Historisë në Prishtinë (përballë mensës së studentëve) të merrni pjesë në tubimin përkujtimor me rastin 28 Vjetorit të masakrës të Srebrenicës të cilin tubim e organizojmë unë dhe zv/kryeministrja e Kosovës, Emilija Redžepi . Solidariteti me viktimën është virtyt i madh njerëzor. Pjesëmarrja e juaj masive do ta dëshmojë këtë virtyt tonin  para ndërkombëtarëve në këto kohë të vështira për Kosovën”, ka shkruar Spahiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika