Tuchel në bisedime për vazhdimin e kontratës me Chelsea

Trajneri i Chelesa, Tomas Tuchel, është në bisedime me klubin londinez për të vazhduar kontratën, por sipas tij, ka gjëra të tjera më me rëndësi që duhet të fokusohet

Thomas Tuchel

Kontrata aktuale e 48-vjeçarit Thomas Tuchel me klubin londinez Chelsea zgjat deri në vitin 2024. Ai e nënshkroi këtë pasi udhëhoqi Chelsean drejt trofeut të Ligës së Kampionëve në vitin 2021, pasi fillimisht kishte një marrëveshje 18-mujore kur zëvendësoi Frank Lampardin e shkarkuar në janar 2021.

“Njerëzit e mi flasin me pronarët dhe kujdesen për gjithçka tjetër”, ka thënë Tuchel të premten përpara ndeshjes të së dielës në Leeds.

“Ju e dini sa i lumtur jam që jam këtu dhe sa shumë më pëlqen.

“Ka bisedime, por mendoj se duke pasur parasysh situatën nga vijmë dhe ku jemi në mes të periudhës së transfertave, mendoj se është më e mira nëse fokusohem në ekipin tim, në lojë dhe në të qenët konkurrues”, ka shtuar Tuchel.

Tuchel po fliste përpara se Federata e Futbollit të vendoste një pezullim dhe një gjobë prej 35,000 £ (41,000 dollarë) ndaj tij, pasi ai u përjashtua nga ndeshja pas përplasjes së tij të furishme me trajnerin e Tottenham, Antonio Conte të dielën e kaluar.

Conte u gjobit gjithashtu me 15,000 £, por Tuchel tha se nuk kishte diçka të keq mes tyre dhe se thjesht kishte qenë emocione të larta në vapën e betejës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika