Turqia dhe Greqia i nisin bisedimet, pas shumë vitesh tensione

Turqia dhe Greqia i kanë nisur bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të të dy vendeve përkatëse

Turqia dhe Greqia kanë mospajtime të mëdha rreth sovranitetit të ishujve në Egje dhe shfrytëzimit të materialeve të përpunuara në rajon, siç është gazi natyral. Foto: Umit Bektas (Reuters)

Turqia dhe Greqia i kanë nisur bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të të dy vendeve përkatëse të hënën, në përpjekje për t’u dhënë fund tensioneve shumëvjeçare.

Bisedimet e së hënës mes Konstantinos Fragogiannis të Greqisë dhe Burak Akcaparit të Turqisë, në të cilat morën pjesë edhe ekspertë nga të dy vendet, temë kryesore kishin gjetjen e fushave ku këto dy vende të NATO-s mund të bashkëpunojnë në çështje ekonomike.

Turizmi, energjia, mjedisi dhe mbrojtja civile pritej të ishin në agjendë, sipas burimeve brenda Qeverisë greke.

Të martën, bisedimet pritet të prekin tema më kontroverse, përfshirë sovranitetin në Detin Egje dhe Detin Mesdhe, si dhe emigrimin.

Nuk kishte pritje për rezultate specifike nga bisedimet, raportoi radioja greke, duke cituar burime brenda Qeverisë në Athinë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan për të provuar rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 shtator.

Ky vendim vjen pas shumë vitesh tensione politike mes dy vendeve. Turqia dhe Greqia kanë mospajtime të mëdha rreth sovranitetit të ishujve në Egje dhe shfrytëzimit të materialeve të përpunuara në rajon, siç është gazi natyral.

Nëse palët gjejnë pajtim, dy qeveritë do të takohen më 7 dhjetor në Selanik. /REL

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika