Turqia po shqyrton mundësinë e vendosjes së avionëve luftarakë F-16 në Qipro, sipas një burimi nga Ministria turke e Mbrojtjes të cituar nga agjencia Reuters.
Burimi i tha agjencisë së lajmeve se një veprim i tillë është ndër hapat që po merren në konsideratë në kuadër të planifikimit me faza që po zhvillohet për të garantuar sigurinë e shtetit turko-qipriot në veri të ishullit, i cili është i ndarë nga pjesa tjetër e Qipros.