Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes financiare ushtarake me Republikën e Turqisë.
Siç bën të ditur Maqedonci, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Turqisë do të mbështesë Qeverinë e Kosovës me 200 milionë lira turke për forcimin e kapaciteteve të Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton Dukagjini.
Maqedonci theksoi se kjo mbështetje do të kontribuojë në modernizimin dhe përgatitjen e FSK-së, duke rritur kapacitetet e saj operacionale.
“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.