Turqia nis të paguajë në rubla për gazin rus

Ministri turk i energjisë, Fatih Donmez ka bërë të ditur se Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit natyror nga Rusia

Ministri i Energjisë së Turqisë, Fatih Donmez





Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit natyror nga Rusia.

Kështu ka bërë të ditur të martën ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, raporton Reuters.

Në një intervistë për transmetuesin TRT, Donmez tha se në muajt e ardhshëm pjesa e pagesave në monedhën vendase në importet për energji me Rusinë do të rritet.

Rusia, e goditur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e saj në Ukrainë, po kërkon gjithnjë e më shumë nga blerësit e energjisë së saj të paguajnë në rubla për të ndihmuar në forcimin e monedhës së saj.

Shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare të energjisë bëhen në dollarë amerikanë ose euro.

Ankaraja dhe Moska ranë dakord në shtator për të filluar pagesat me rubla për furnizimet me gaz natyror.

Kur u pyet për propozimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për një qendër të gazit natyror në Turqi, Donmez tha se Ankaraja do të hartojë një udhërrëfyes deri në fund të këtij viti dhe mund të mbajë një konferencë për furnizuesit dhe blerësit.

Bashkimi Evropian, i cili më parë mbështetej te Rusia për rreth 40 për qind të nevojave të saj për gaz, po kërkon të hiqet dorë nga energjia ruse pas pushtimit të Ukrainës në muajin shkurt të këtij viti.

 





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika