Turqia paralajmëron Rusinë pas sulmit ndaj anijes në Detin e Zi

“Pas ndërhyrjes [ruse], bashkëbiseduesit tanë në Federatën Ruse u paralajmëruan në mënyrë që të shmangen përpjekje të tilla, të cilat përshkallëzojnë tensionet në Detin e Zi”, tha Presidenca turke, duke thyer heshtjen disaditore për këtë incident

Një anije duke transportuar drithëra ukrainase në Detin e Zi, afër Stambollit. Nëntor, 2022.

Turqia ka paralajmëruar Moskën që të shmangë përshkallëzimin e mëtejmë, pasi një anije furnizimesh në pronësi turke, u sulmua fundjavën e kaluar nga marina ruse, tha zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Pas ndërhyrjes [ruse], bashkëbiseduesit tanë në Federatën Ruse u paralajmëruan në mënyrë që të shmangen përpjekje të tilla, të cilat përshkallëzojnë tensionet në Detin e Zi”, tha Presidenca turke, duke thyer heshtjen disaditore për këtë incident.

Anija Sukru Okan po lundronte nën flamurin e Palauit dhe të dielën e kaluar një luftanije ruse shtiu drejt saj.

Më pas, personeli ushtarak rus kreu inspektime brenda anijes dhe më pas e la që të lundronte drejt portit ukrainas të Izmailit. Ky port është shndërruar në portin kryesor për eksportimin e produkteve bujqësore të Ukrainës.

Incidenti erdhi pas rritjes së sulmeve në rajonin Detit të Zi. Sulmet u intensifikuan pas vendimit të Rusisë për t’u tërhequr muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të prodhimeve ukrainase.

Turqia, së bashku me Kombet e Bashkuara, kishin ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes vitin e kaluar. Kjo ishte marrëveshja e vetme e rëndësishme që Rusia dhe Ukraina arritën në kohën kur po zhvillohet lufta.

Por, zyra e Erdoganit u kritikua për shkak se nuk komentoi sulmin e Rusisë ndaj anijes në Detin e Zi.

Presidenca turke, në reagimin e së enjtes, tha se teknikisht i takonte Palauit që të përgjigjej për incidentin.

“Edhe nëse pronari i anijes Sukru Okan është turk, anija nuk është nën flamurin e Turqisë”, tha Presidenca turke.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, shteti ku është regjistruar anija është më i rëndësishëm sesa emri i anijes apo pronari i saj”.

Palau është një arkipelag në Paqësor dhe flamuri i këtij shteti shpesh përdoret nga kompanitë që bartin dërgesa, pasi atyre u mundësohet qasje më e lirë në portet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika