Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar pasi u kanë rënë disa dërrasa në një punëtori në fshatin Strellc i Ulët në Deçan.
Fillimisht të dy personat ishin dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (me sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të njëjtit kishin pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës – pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve”, u shpreh Gashi për Dukagjinin.
Gashi, mes tjerash, u shpreh se në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente dhe po hetojnë rastin.