U emërua ministër në qeverinë e re të Malit të Zi, flet Gjeka: E vërteta e akuzave

Të martën në mëngjes, Kuvendi i Malit të Zi, e zgjodhi Qeverinë e kryeministrit Millojko Spajiq pas një seance plenare që zgjati tërë natën

Fatmir Gjeka ministër për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në qeverinë e re të Malit të Zi tha se koalicioni i ri qeverisës është i prirur nga vlerat euroatlantike.

Ai u shpreh se edhe ato forca që deri dje etiketoheshin si pro serbe përmes një deklaratë të nënshkruar një ditë më parë me subjektet e tjera, përfshi ato shqiptare, kanë premtuar se nga tani do të mbështesin vlerat euroatlantike.

“Dje është zgjidhur një kryetar parlamenti, e kam parë reagimin e opinionit publik shqiptar, 75 për qind e qytetarëve të Malit të Zi janë pro BE. Një hap është bërë mbrëmë që subjektet që deri dje janë targetuar si subjekte proserbe kanë nënshkruar një marrëveshje me gjithë subjektet që prej tani do mbështesin vlerat euroatlantike. Ne shqiptarët këtu mendojmë me një kokë, kemi një vizion, që është BE, NATO, gjithë Ballkani në BE dhe Mali i Zi ndoshta do jetë shteti i parë që do anëtarësohet në BE”.

Sipas tij, “koalicioni nuk është proserb, është qeveri dominante evropiane. Kryetari u parlamentit është i ish-atyre subjekteve pro serbe, por me një deklaratë ka premtuar se do bëjë një hap përpara”, tha Gjeka, shkruan Euronews Al.

Të martën në mëngjes, Kuvendi i Malit të Zi, e zgjodhi Qeverinë e kryeministrit Millojko Spajiq pas një seance plenare që zgjati tërë natën.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika