U hiqet licenca katër infermiereve të përfshira në sulmin ndaj së moshuarës në Pejë

Infermiereve të përfshira në dhunën ndaj të moshuarës në Qendrën për të moshuar në Pejë, u është marrë licenca e punës nga Oda e infermierëve

Pamje nga videoja, në të cilën e moshuara rrihet nga punëtoret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë





Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës, ka marrë vendim për tërheqjen e licencës dhe fshirjen e profesionistëve shëndetësor nga regjistri për katër anëtaret e kësaj ode, të cilat janë të përfshira në sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë.

Ky vendim ka hyrë në fuqi të enjten e tre nëntorit.

Aurona Pelaj, “Bachelor i shkencave në infermieri” Altina Rexhepi , “Bachelor i shkencave në infermieri” Giltiana Neziri, “Infermiere e përgjithshme” Remzije Kuqi-Gashi, “Teknik i Mjekësisë”, janë të ndaluarat e rastit në fjalë.

Vendimi

Ndryshe, pas publikimit të videoincizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarve, Prokuroria Themelore në Pejë, të enjten e tre nëntorit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tri infermiereve që dyshohen për sulm fizik ndaj së moshuarës.

Nga Prokuroria kanë konfirmuar për RTV Dukagjini, se kërkesa për masën e paraburgimit është dërguar në Gjykatë.

Në lidhje me këtë rast, gjatë ditës, janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe infermieren e cila shihet në video teksa ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së moshuar.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika