Votuesit e kandidatëve të raundit të parë po tregojnë përkrahje të madhe për Perparim Ramen në balotazhin për kryetar të Prishtinës.
Valon Feka, drejtori i UBO-së, ka bërë të ditur se 77.4% e votuesve që kishin votuar Uran Ismailin, kandidatin e PDK-së në raundin e parë, e kanë votuar sot Perparim Ramen, ndërsa 22.6% kanë zgjedhur Hajrulla Çekun.
58.4% e votuesve të Beke Berishës kanë votuar Ramen, ndërsa 41.6% kanë mbështetur Çekun.
Nga votuesit e Besa Shahinit, 63.1% kanë votuar Ramen dhe 36.9% Çekun.
“77.4 për qind e të anketuarve që kanë deklaruar se e kanë votuar Uran Ismailin në raundin e parë te zgjedhjeve kane treguar se e kane votuar Përparim Ramën sot. Dhe 22.6 për qind e tyre e kane votuar Hajrulla Çekun. 58.4 për qind qe kane deklaruar se e kane votuar Beke Berishen e kanë votuar Ramën ndërsa pjesa tjetër prej 41.6 për qind kane shkuar te Çeku. Dhe nga Besa Shahini 63. 1 për qind e kane votuar Përparim Ramen dhe 36.9 për qind Çekun”, ka deklaruar ai.