Udhëheqësi i Haitit jep dorëheqje pas kaosit të shkaktuar nga bandat

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka dhënë dorëheqjen pas disa javësh kaosi në rritje në vendin e Karaibeve, ku bandat kanë sulmuar strukturat qeveritare

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka dhënë dorëheqjen pas disa javësh kaosi në rritje në vendin e Karaibeve, ku bandat kanë sulmuar strukturat qeveritare dhe rendi shoqëror është në prag të kolapsit.

Henri tha në një videofjalim të hënën vonë se qeveria e tij do të largohej nga pushteti pas krijimit të një këshilli kalimtar, duke shtuar, “Haiti ka nevojë për paqe. Haiti ka nevojë për stabilitet,” raporton CNN.

“Qeveria ime do të largohet menjëherë pas inaugurimit të këshillit. Ne do të jemi një qeveri e përkohshme derisa të emërojnë një kryeministër dhe një kabinet të ri, ” shtoi Henry.

Këshilltari i Henrit, Jean Junior Joseph tha për CNN se Henri do të mbetet në rolin e tij deri në formimin e një qeverie të re të përkohshme.

Komuniteti i Karaibeve dhe Tregu i Përbashkët (CARICOM), i takuar në Xhamajka të hënën, tha se kishte rënë dakord të ngrinte një këshill kalimtar për të hedhur themelet për zgjedhjet në Haiti.

Kur dhuna më e keqe shpërtheu javën e kaluar, Henri ishte në Kenia për të nënshkruar një marrëveshje për të dërguar 1000 oficerë policie kenianë në kombin e Karaibeve për të rivendosur situatën e sigurisë, ku qeveria e tij ka humbur kontrollin.

Automjetet e djegura nga bandat
Automjetet e djegura nga bandat

Ai nuk ishte në gjendje të kthehej në Haiti, pasi situata e sigurisë u përkeqësua rreth aeroportit në kryeqytetin Port-au-Prince. Një plan për të udhëtuar përmes Republikës Dominikane fqinje u braktis pasi qeveria atje refuzoi lejen që avioni i tij të ulej. Ai ndodhet në territorin amerikan të Porto Rikos që nga java e kaluar.

Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me 300 milionë dollarë për misionin e sigurisë shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia, tha sekretari i Shtetit Antony Blinken pas pjesëmarrjes në takimin CARICOM të hënën. Ai, gjithashtu, njoftoi një shtesë prej 33 milionë dollarësh në “ndihmë humanitare për popullin e Haitit”.

Dhuna në Haiti: Bandat lirojnë 4000 të burgosur, në një arratisje masive nga burgu

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika