Udhëheqësit e BE-së në samit dy ditor, diskutim kriza energjetike dhe ngritja e çmimeve

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po mbajnë një samit dy-ditor të enjten dhe të premtën, me qëllim që të vendosin një kufi të çmimit të gazit dhe frenimit të krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz dëgjon debatin në parlamentin gjerman Bundestag përpara një samiti të BE-së në ndërtesën e Reichstag në Berlin, Gjermani, të enjten, 20 tetor 2022 (FOTO: AP)





Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po mbajnë një samit dy-ditor të enjten dhe të premtën, në të cilin po shpalosin pikëpamjet e kundërta të tyre.

Në samit temë diskutimi është rritja e çmimit të gazit dhe kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

Në hapjen e samitit, presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky, do t’u drejtohet 27 liderëve kombëtarë me video-konferencë nga Kievi, duke kërkuar ndihmë të vazhdueshme që Ukraina të kalojë mirë dimrin. Pra, presidenti ukrainas Zelensky do të adresojë nevojën për unitet të BE-së në përballje me Rusinë, shkruan AP.

Ndërsa, kancelari gjerman Olaf Scholz të enjten ka thënë se Zelensky nuk duhet të ketë shqetësime të tilla, pasi ato nuk do të ndihmojnë Rusinë të fitojë luftën.

“Edhe taktika të tilla të tokës së djegur nuk do ta ndihmojnë Rusinë të fitojë luftën. Ato vetëm sa forcojnë vendosmërinë dhe fuqinë e qëndrimit të Ukrainës dhe partnerëve të saj”, ka thënë ai në Parlamentin në Berlin.

Ky samit në të cilin zhvillohen bisedime të gjata, erdhi pasi çmimet e gazit natyror gjatë verës janë rritur më shumë se asnjëherë më parë.

Megjithatë, Olaf Scholz ka thënë se do të përpiqen të vendosin një kufi të çmimit dhe të bindin vendet që të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin, pasi sipas tij kjo po bën që evropianët në fund të mos marrin shumë gaz, por më pak.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika