Udhëheqësit e Ukrainës dhe OKB-së kërkojnë të sigurojnë centralin bërthamor të mbajtur nga Rusia

Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan tha se ai, Guterres dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy kanë diskutuar mbi ringjalljen e negociatave të paqes në mes të Ukrainës e Rusisë. Së bashku me zyrtarët e OKB-së, ata kanë kërkuar sigurimin e termocentralit bërthamor i cili, sipas G7-ës, paraqet rrezik në rajon

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, Presidenti turk Tajip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres marrin pjesë në një takim, në mes të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në Lviv, Ukrainë, 18 gusht 2022

Shefi i OKB-së dhe presidentët, i Turqisë dhe i Ukrainës, kanë diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia dhe për të siguruar stacionin më të madh bërthamor të Evropës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u tha gazetarëve pas bisedimeve në Lviv të Ukrainës, të enjten, se ai ishte shumë i shqetësuar për rrethanat në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia dhe bëri thirrje që pajisjet dhe personeli ushtarak të tërhiqen.

Ndërkaq, Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan, tha se ai, Guterres dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy diskutuan mbi ndërtimin e një “atmosfere pozitive” të kohëve të fundit për të ringjallur negociatat e paqes me Rusinë që u zhvilluan në Stamboll në mars.

Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje në korrik në të cilën u dakorduan që Rusia të heqë bllokadën e dërgesave të grurit ukrainas dhe eksportet rifilluan në fillim të gushtit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Presidenti turk Tajip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shtrëngojnë duart pas një konference të përbashkët shtypi pas takimit të tyre në Lviv, Ukrainë, 18 gusht 2022

Anëtari i NATO-s, Turqia, ka mbajtur marrëdhënie të mira me Rusinë, një partner i rëndësishëm tregtar dhe njëherësh ka kërkuar të ndërmjetësojë në konfliktin e filluar në gjashtë muaj më parë, kur forcat ruse pushtuan Ukrainën fqinje.

“Personalisht, unë mbaj besimin tim se lufta përfundimisht do të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Z. Zelenskiy dhe z. Guterres kanë të njëjtin mendim në këtë drejtim,” tha Erdogan.

Në të njëjtën kohë, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po përgatit rreth 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën.

Ndërkohë, 17 persona u vranë dhe 42 u plagosën në dy sulme të veçanta ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, bëri të ditur guvernatori rajonal, të enjten.

Guterres përsëriti thirrjet për çmilitarizim rreth centralit bërthamor.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy dhe presidenti turk Tajip Erdogan shikojnë gjatë një ceremonie nënshkrimi, në mes të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në Lviv, Ukrainë, 18 gusht 2022.

“Objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e ndonjë operacioni ushtarak. Në vend të kësaj, nevojitet urgjentisht një marrëveshje për të rivendosur infrastrukturën thjesht civile të Zaporizhzhia dhe për të garantuar sigurinë e zonës,” tha Guterres.

Rusia, e cila pushtoi centralin në Ukrainën jugore, menjëherë pas pushtimit të 24 shkurtit tha se mund ta mbyllte atë, gjë që Ukraina paralajmëroi se do të rriste rrezikun e një katastrofe bërthamore.

Ukraina akuzon gjithashtu Rusinë për përdorimin e termocentralit si mburojë për forcat e saj për të nisur sulmet nëpër qytetet e kontrolluara nga Ukraina, gjë që Rusia e mohon.

Reuters nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur situatën ushtarake në zonë ose përgjegjësinë për granatimet, transmeton “Reuters“.

Zelenskiy tha pas takimit me Guterres se ata kishin rënë dakord për parametrat për një mision të mundshëm në termocentral nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Një pamje tregon termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në rrjedhën e konfliktit Ukrainë-Rusi jashtë qytetit Enerhodar të kontrolluar nga Rusia në rajonin Zaporizhzhia, Ukrainë, 4 gusht 2022

Ministrat e Jashtëm nga grupi i vendeve të G7 thonë se Rusia duhet të kthejë menjëherë kontrollin e centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Ata akuzuan forcat e Moskës se e vënë në rrezik të gjithë rajonin.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika