Udhëtimi i parë i Putinit përtej kufijve që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në Iran gjatë ditës së sotme, ku ky udhëtim, është udhëtimi i parë ndërkombëtar përtej kufijve që nga fillimi i pushtimit të tij në Ukrainë. Putin është takuar me presidentin e Iranit Ebrahim Raisi

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës në Teheran të Iranit

Gjatë ditës së martë të 19 korrikut, presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar Iranin, e kjo vizitë është udhëtimi i parë ndërkombëtar përtej kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik, që nga fillimi i pushtimit të tij në Ukrainë, fakt ky që prishi lidhjet me Perëndimin.

Putin është takuar me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi në Teheran si dhe me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei, kështu ka bërë të ditur agjencia shtetërore iraniane.

Poashtu, ishte planifikuar që Putin të zhvillonte diskutime edhe me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan.

“Jam shumë i kënaqur që jam në tokën mikpritëse iraniane. Ne mund të mburremi me shifra rekord sa i përket rritjes së tregtisë,” ka thënë Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në takim me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi

Sipas presidentit rus, bashkëpunimi me Iranin po forcohet për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, duke dhënë edhe një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e konfliktit sirian.

Presidenti iranian, është shprehur se ka pasur përvojë të mirë nga Rusia dhe Irani, sa i përket luftës kundër terrorizmit, ku sipas tij siguria në rajon ka ardhur nga bashkëpunimi mes vendeve.

“Irani pritet të furnizojë Rusinë me qindra dronë”, kështu ka treguar inteligjenca amerikane, transmeton CNN, ku aty përfshihen edhe dronë që janë të aftë për armë, për t’u përdorur në luftën me Ukrainën, përcjell Portali Dukagjini.

Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë vizitës në Iran

Poashtu, pas udhëtimit të Putinit në Iran, pritet që të ketë takim edhe me presidentin turk, Erdogan, pasi ky i fundit ka kërcënuar për bllokimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Putin dhe Erdogan pritet të diskutojnë çështjen e eksportit të grurit nga portet ukrainase, kështu ka bërë të ditur Kremlin, ku kjo vizitë vjen pas pretendimeve ukrainase se më shumë se 20 milionë tonë drithëra kanë mbetur të bllokuara në Ukrainë, si shkak i bllokadës ruse nga portet e ndryshme të Detit të Zi.

“Puna është shumë aktive. Ju e dini që më 13 korrik u mbajt në Stamboll takimi i parë katërpalësh për grurin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën në këtë rrugë. , kjo punë do të vazhdojë”, ka thënë ndihmësi i presidentit rus, Yury Ushakov.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika