UEFA: Kosova nuk mund të jetë në një grup me Serbinë dhe Bosnjën, në kualifikimet për EURO 2024

UEFA 2024 pritet të mbahet në Gjermani pas shumë vitesh dhe do të fillojë nga 9 tetori, megjithatë UEFA ka njoftuar për disa nga rregullat, me theks të veçantë faktin se Kosova për shkaqe politike nuk do të jetë në një grup me Serbinë apo Bosnjë dhe Hercegovinën





Para hedhjes së shortit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, i cili është planifikuar më 9 tetor në Frankfurt, UEFA ka njoftuar për disa rregulla dhe përditësime.

Sa i përket Kosovës, UEFA ka njoftuar se kombëtarja nuk mund të caktohet në një grup me Serbinë apo Bosnjë e Hercegovinën, për arsye politike.

“Këto çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltari/Spanja, Kosova/Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosova/Serbia”,  thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Kosova gjendet në vazon numër 4, bashkë me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika