UEFA ka uruar Shqipërinë, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë.
Në urimin e UEFA-s thuhet se Shqipëria është një komb i apasionuar pas futbollit dhe se organizoi një kampionat evropian për 17-vjeçarët, i cili sipas tyre ishte i paharrueshëm, njofton Dukagjini.
“Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri! Një komb i apasionuar pas futbollit, ju organizuat një U17EURO 2025 të paharrueshëm. Tani që po përgatitet të bashkë organizojë U21EURO 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane”, thuhet në urimin e UEFA-s.
🇦🇱 Happy National Day, Albania!
🏆 A passionate football nation, you delivered a memorable 2025 #U17EURO.
🏟️ Now preparing to co-host the 2027 #U21EURO with Serbia, Albania is set to shine on the European stage once again.@FSHForg pic.twitter.com/fQhA5ABrnT
— UEFA (@UEFA) November 28, 2025