Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe të veçanta për të mbështetur gratë në luftën kundër Kancerit të Gjirit!

Ujë Rugove i është bashkuar sërish fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa speciale që do të shiten në mbarë Kosovën gjatë muajit tetor.

Kjo kampanjë realizohet në bashkëpunim me OJQ-në Renesanca dhe Komunën e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë kauzë të rëndësishme.

Etiketat e reja përmbajnë sloganin “Në çdo hap ne mbështesim njëri-tjetrin” dhe simbolin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për të gjitha gratë që luftojnë me këtë sëmundje.

Për të rritur ndërgjegjësimin, më 6 tetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në orën 12:00, do të organizohet një maratonë vrapimi dhe ecjeje “Race for the Cure Prishtina 2024” nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësinë, Prishtinë, dhe patronatin e Kryetarit të Prishtinës, Z. Përparim Rama.

Ujë Rugove inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mësuar më shumë mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit në këtë kauzë të rëndësishme.

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme tek femrat, por mund të prekë edhe meshkujt. Rreziku i kancerit të gjirit rritet me moshën, ndaj është e domosdoshme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje.

Ujë Rugove është e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe mbështetjen e luftës kundër kësaj sëmundjeje. Kompania është krenare që iu bashkua fushatësndërkombëtare dhe prodhon këto shishe speciale për të kujtuar të gjithë rëndësinë e mbështetjes dhe informimit për këtë çështje.

Në çdo hap ne mbështesim njëri-tjetrin – UJË RUGOVE, E PIFSHI PËR SHNET’

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika