“Uji mori krejt çka kishim”- Komunitetet në Gjakovë sërish preken nga vërshimet

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë dëmtuar sërish nga vërshimet e një dite më parë. Kjo situatë e përsëritur çdo vit tashmë është bërë e papërballueshme për ta. Për pasojë, disa familje u evakuuan për shkak se shtëpitë e tyre janë mbushur tërësisht me ujë

Improvizimin për tu ngrohur në këtë ditë dimri e bënë në rrugë, për shkak se shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme nga uji.

Lagja “Berkoc” në Gjakovë që është e banuar kryesisht nga komunitetet rom ashkali dhe egjiptian, është ndër lagjet ma të prekura nga vërshimet e një dite më parë.

Banorët këtu thonë se gjendja është e rënduar, meqë uji mori me vete gjithçka që ata patën.

“Kësaj here na ka hy shumë më shumë uji, se e ka mush ky bronin edhe na ka marr ma përpjet gati në kulmë, me sene me hargj me krejt çka kem pas, kejt çka shkojn në shtëpi, as rroba s’kemi me vesh”, ka theksuar Ali Cufa-  Banor.

Kjo nuk është hera e parë që kjo lagje u vërshohet nga uji pas reshjeve të shiut, pasi në një gjendje të tillë ishin shpesh viteve të fundit.

“Këtu në lagjen tonë rrafsh që nja 10 vjet na merr uji, çdo dimër edhe çdo reshje që ka ne nuk flejm rrim që tutemi se po na hyn uji mrenda, edhe prej dje ora 4 e mëngjesit, ka hy uji mrenda edhe ka hy përmbi dy metra diku”, ka theksuar Cufa.

Për gjendjen aktuale dhe për familjet qe u evakuuan tregojnë nga sektori i sigurisë dhe emergjencave në komunën e Gjakovës.

“Gjendja sot është më e qetë është e menaxhueshme me kapacitetet tona njerëzore e materiale janë zhvendosur nga njësia e zjarrëfikësve 63 persona, tre familje të komunitetit rom, ashkali e egjiptian nga “Shote Galica”, në Berkoc, janë zhvendos në banesa sociale dmth ju kemi kriju të gjitha kushtet”, ka deklaruar Pranush Komani – Udhëheqës i sektorit për siguri dhe emergjenca.

Si shkak i vërshimeve, këto lagje mbeten nga e marta pa energji elektrike.

Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha edhe për disa familje në komunën e Rahovecit, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre. (Fotot gjate evakuimit)

Me ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara. (fotot e pleqeve)

Ndërkohë që gjendje e rënduar vazhdon të jetë edhe në komunën e Klinës, ku biznese dhe shtëpi vazhdojnë të jenë vërshuara nga uji.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika