Ukraina kryen sulme në Rusi, me mijëra persona pa energji pas shpërthimeve të fuqishme

Një sulm me dron nga ukrainasit dyshohet se ka lënë një pjesë të territorit rus pa energji elektrike

Forcat ukrainase dyshohet se kanë kryer sulme me dron në territorin rus, duke goditur dy stacione të rëndësishme në furnizimin me energji elektrike në Rusi.

“The Sun” raporton se sulmet kanë lënë mijëra banorë pa energji elektrike në rajonin e Belgorodit.

“Dy shpërthime të fuqishme të shoqëruara nga një zjarr i madh ndodhën në rajonin e Belgorodit. Nuk kemi raportime për viktima, ndërsa shërbimet e urgjencës shkuan në vendin e ngjarjes. Zjarri është vënë nën kontroll”, ka thënë guvernatori i rajonit.

Një pjesë e madhe e qytetit të Belgorodit, i cili ka një popullsi rreth 340 mijë banorë, është pa energji elektrike. Ai ndodhet rreth 35 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika