Ukraina nis bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit

Kievi ka nisur bisedimet online me partnerët për zgjatjen e marrëveshjes për grurin në Detin të Zi, tha një burim i lartë i Qeverisë së Ukrainës.

Burimi tha se Ukraina nuk ka zhvilluar diskutime me Rusinë, e cila bllokoi portet e Detit të Zi të Ukrainës pas pushtimit të saj vitin e kaluar, por tha se Kievi e kupton që partnerët duhet të bisedojnë edhe me Moskën.

Marrëveshja e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, do të skadojë më 18 mars, nëse palët nuk bien dakord për një zgjatjen e saj, shkruan REL.

Kjo marrëveshje, e cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u arrit në muajin korrik të vitit të kaluar.

Përmes saj, u krijua një korridor i mbrojtur transiti detar dhe u projektua për të lehtësuar mungesat globale të ushqimit duke lejuar rifillimin e eksporteve nga tri porte në Ukrainë.

Ukraina është prodhuesi i shtatë më i madh i grurit në botë dhe parashikohet të jetë eksportuesi i pestë më i madh.

Eksportet e grurit përbëjnë burime të rëndësishme të të ardhurave për Ukrainën, sidomos pas shkatërrimit të ekonomisë së saj prej shpërthimit të luftës.

Një bllokadë eventuale në eksportet ukrainase të grurit do të ndikonte po ashtu në rritje të çmimeve edhe inflacion edhe më të lartë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika