Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruse

Ushtria e Rusisë ka kryer sulme të reja me dronë në Ukrainë gjatë natës, ndërsa Forcat Ajrore ukrainase raportuan më 12 shkurt se kanë shkatërruar 14 nga 17 dronët rusë, si dhe një raketë lundruese të llojit Kh-59. Forcat Ajrore, gjithashtu, njoftuan se ushtria ruse ka lëshuar raketa tokë-ajër të llojit S-300

Ushtria e Rusisë ka kryer sulme të reja me dronë në Ukrainë gjatë natës, ndërkaq Forcat Ajrore ukrainase raportuan më 12 shkurt se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 14 nga 17 dronët rusë si dhe një raketë lundruese të llojit Kh-59.

Forcat Ajrore, po ashtu, thanë se ushtria ruse ka lëshuar raketa tokë-ajër të llojit S-300, të cilat kanë rreze të gjatë veprimi, por nuk treguan se sa raketa të këtij lloji u lëshuan dhe nëse ndonjëra prej tyre ka goditur ndonjë cak.

Guvernatori i rajonit verilindor ukrainas të Harkivit, Oleh Synehubov, në orët e vona të 11 shkurtit deklaroi se Rusia ka sulmuar këtë rajon me raketa, që janë lëshuar nga rajoni rus i Belgorodit, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Sipas raporteve preliminare, Synehubov tha se nuk ka viktima, por disa ndërtesa jorezidenciale kanë pësuar dëme.

Ndërkaq, guvernatori i Dnipropetrovskit, Serhiy Lisak, deklaroi të dielën mbrëma se Rusia ka sulmuar qytetin rajonal, Pavlorad me dronë. Nuk raportohet për viktima, por, sipas guvernatorit, një pjesë e qytetit të goditur ka mbetur pa energji elektrike.

Vala e fundit e sulmeve ruse me dronë po ndodh në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po vazhdon të bëjë ndryshime në kabinetin e tij të luftës përderisa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë.

Kievi njoftoi më 11 shkurt se Oleksandr Pavlyuk – që ditë më parë u lirua nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes – është emëruar në postin e komandantit të forcave tokësore të Ukrainës.

Ky post paraprakisht ishte mbajtur nga gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskiy, i cili më 8 shkurt u emërua komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, duke zëvendësuar gjeneralin Valeriy Zaluzhniy.

Në Uashington, gjatë një seance të mbajtur më 11 shkurt, Senati votoi për të lëvizur përpara me paketën në vlerë prej 95.3 miliardë dollarësh për ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe shtetet e tjera, shkruan REL.

Në këtë paketën, është paraparë që 60 miliardë dollarë të jenë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Nëse Senati nuk e miraton paketën, do të mbetet e paqartë nëse ajo mund të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika