Ukraina publikon pamje nga një operacion i ri special në Krimenë e pushtuar

Drejtoria e inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR) ka bërë publike një video të një operacioni të ri special të realizuar me sukses nga njësitë e saj në Krime.

Sipas njoftimit, luftëtarët e grupit special “Prymary” kryen sulme të sakta ndaj objektivave strategjikë rusë – një baze ajrore në Hvardiiske dhe një anije ushtarake në Gjirin e Sevastopolit, raporton Telegrafi.

Inteligjenca ukrainase bëri të ditur se dronët goditën një bazë ajrore ushtarake pranë Simferopolit, ku ishin stacionuar helikopterë luftarakë. Nga sulmi u shkatërruan të paktën dy helikopterë Mi-8, me një kosto të vlerësuar prej 20 deri në 30 milionë dollarësh.

Një tjetër goditje e rëndësishme ishte shënjestrimi i një rimorkiatori ushtarak rus, me gjasë BUK-2190, i pozicionuar në Gjirin e Sevastopolit.

Njësia “Prymary” konsiderohet elitë, pasi përfshin specialistë të zbulimit nënujor, të cilët trajnohen për vite me radhë me investime që arrijnë miliona dollarë dhe pajisen me teknologjinë më të avancuar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika