Ukraina thotë se dronët rusë ranë në Rumani, Bukureshti e mohon

Ukraina akuzoi Rusinë për sulmin me dronë në qytetin-port të Izmailit, duke pretenduar se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes së Rumunisë ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se sulmi nuk paraqiti kërcënim direkt ushtarak për Rumuninë, një shtet anëtar i NATO-s

Ukraina tha se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës, gjatë sulmeve në shkallë të gjerë në qytetin-port ukrainas të Izmailit.

“Sipas Shërbimit shtetëror të Rojeve Kufitare të Ukrainës, ‘Shahedët’ [lloj dronësh të prodhimit iranian] ranë dhe shpërthyen në territorin rumun natën, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmailit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Por, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë mohoi këto pretendime.

Kjo Ministri tha se sulmi me dronë në infrastrukturën e portit të Izmailit nuk paraqiti kërcënim direkt ushtarak për Rumaninë, shtet anëtar të NATO-s, shkruan REL.

Më herët gjatë të hënës, autoritetet ukrainase thanë se kanë rrëzuar 17 dronë rusë në rajonin e Odesës – ku gjendet porti i Izmailit -, disa prej të cilëve arritën t’i godisnin caqet.

Ukraina raportoi për dëme në infrastrukturën e portit të Izmailit që gjendet në lumin Danub. Ky lum është shndërruar në rrugën kryesore prej nga po eksportohen drithërat ukrainase, pasi në korrik Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithërave nga portet e Detit të Zi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika