Ukraina thotë se i rrëzoi 30 dronë rusë

Zyrtarët rajonalë dhe ushtarakë të shtunën thanë se Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet qendrore dhe jugore

Foto: Evgenly Maloletka (AP)

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet qendrore dhe jugore, thanë zyrtarët rajonalë dhe ushtarakë të shtunën.

Komanda Ushtarake e Jugut tha se 20 dronë u rrëzuan në qendër të rajonit, Vinitsia, dhe 10 të tjerët mbi rajonet Odesa dhe Mikolaiv në jug.

Natalia Humeniuk, zëdhënëse e komandës jugore, tha për televizionin ukrainas se Rusia po i vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së porteve, përfshirë në lumin Danub, dhe se po përpiqet t’i godasë ndërtesat jetike të infrastrukturës në rajonet tjera ukrainase për “të pasur ndikim në ekonomi”.

Rusia i ka rritur sulmet ajrore ndaj infrastrukturës për eksportimin e drithërave të Ukrainës në lumin Danub dhe në portin e Odesas që nga qershori, kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave përmes Detit të Zi.

Serhiy Borzov, guvernatori rajonal i Vinitsias, tha se një ndërtesë infrastrukturore u godit dhe si pasojë shpërtheu një zjarr i madh. Ai nuk dha hollësi të tjera për dëmet.

Autoritetet rajonale kanë thënë se tre persona u lënduan në rajonin jugor Herson, i cili është afër me vijën e frontit dhe shpesh është nën zjarrin e granatimeve me artileri. /REL

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika