Ukraina zotohet se nuk do të përdorë bomba thërrmuese në Rusi

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta furnizuar Kievin me bomba thërrmuese, duke thënë se ato do të shërbenin si ndihmë për çlirimin e territorit ukrainas, por premtoi se nuk do të përdoren në Rusi.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do të furnizonin Ukrainën me bomba thërrmuese, që janë të ndaluara në më shumë se 120 vende, me qëllim për përdorimin e tyre nga trupat ukrainase, në kundërsulmin e nisur ndaj Rusisë.

Reznikov tha se bombat thërruese do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, duke shtuar se Ukrainado të shkëmbejë informacione me partnerët e saj mbi përdorimin e tyre.

Qëndrimi ynë është tepër i thjeshtë, duhet t’i çlirojmë territoret e pushtuara dhe të shpëtojmë jetët njerëzore. Ukraina do të përdorë bombat thërrmuese vetëm për çlirimin e territoreve që njihen ndërkombëtarisht si territoret tona. Këto municione nuk do të përdoren në territoret që zyrtarisht njihen si territore ruse”, shkroi ai përmes një postimi në Twitter.

Më shumë se 120 vende janë bërë pjesë e një konvente që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese.

Vendet kanë rënë dakord të mos përdorin, të mos prodhojnë, transferojnë apo të kenë rezerva të tyre.

Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të konsiderueshëm ‘bombash më të vogla’ që përhapen në një zonë të gjerë.

Bombat të cilat nuk shpëthejnë, por mbeten në terren, paraqesin rrezik për dekada të tëra.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika