Ukraina zotohet se nuk do të përdorë bomba thërrmuese në Rusi

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta furnizuar Kievin me bomba thërrmuese, duke thënë se ato do të shërbenin si ndihmë për çlirimin e territorit ukrainas, por premtoi se nuk do të përdoren në Rusi.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do të furnizonin Ukrainën me bomba thërrmuese, që janë të ndaluara në më shumë se 120 vende, me qëllim për përdorimin e tyre nga trupat ukrainase, në kundërsulmin e nisur ndaj Rusisë.

Reznikov tha se bombat thërruese do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, duke shtuar se Ukrainado të shkëmbejë informacione me partnerët e saj mbi përdorimin e tyre.

“Qëndrimi ynë është tepër i thjeshtë, duhet t’i çlirojmë territoret e pushtuara dhe të shpëtojmë jetët njerëzore. Ukraina do të përdorë bombat thërrmuese vetëm për çlirimin e territoreve që njihen ndërkombëtarisht si territoret tona. Këto municione nuk do të përdoren në territoret që zyrtarisht njihen si territore ruse”, shkroi ai përmes një postimi në Twitter.

Më shumë se 120 vende janë bërë pjesë e një konvente që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese.

Vendet kanë rënë dakord të mos përdorin, të mos prodhojnë, transferojnë apo të kenë rezerva të tyre.

Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të konsiderueshëm ‘bombash më të vogla’ që përhapen në një zonë të gjerë.

Bombat të cilat nuk shpëthejnë, por mbeten në terren, paraqesin rrezik për dekada të tëra.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika