Ultimatum nga Britania e Madhe për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Dialogu Kosovë-Serbi i ka bërë të gjitha vendet e QUINT-it që të dërgojnë emisar të posaçëm, një ndër këto vende është edhe Mbretëria e Bashkuar

Besnik Bislimi dhe James Cleverly

Të martën e dhjetë majit, James Cleverly, Ministër i Mbretërisë së Bashkuar, për Evropën dhe Amerikën e Veriut, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me ç‘rast kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Mbajtja e këtij takimi është bërë publike nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku vetë Cleverly,  ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar pret përparim në çështjen e dialogut, gjatë këtij viti.

“U takova sot me Bislimin, për të diskutuar sigurinë rajonale të Ballkanit Perëndimor, perspektivat për dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë qenë gjithmonë miq të fortë. Mezi presim të shohim progres në dialog këtë vit”, ka shkruar Cleverly në Twitter.

Për të njëjtin takim edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislim, në rrjetin e tij social në Twitter, ka shpërndarë foto edhe ka falënderuar për mikpritjen ministrin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova përfitojnë nga një partneritet i ngushtë. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar më tej këtë partneritet”, ka shkruar Bislimi, pa dhënë shumë detaje.

Ndërsa Kosova dhe Serbia, pas agresionit rus në Ukrainë janë nën presion të vazhdueshëm nga vendet Perëndimore, për ta arritur një marrëveshje gjithëpërfshirës, e cila do t’i normalizonte marrëdhëniet në mes të të dyja vendeve.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika