Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar të premten komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralleitnant Bashkim Jashari, në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit ata diskutuan rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet e sigurisë në vend, përfshirë FSK-në, të cilën NATO vazhdon ta mbështesë në përputhje me mandatin e saj, njofton Dukagjini.
Gjeneralmajor Ulutash theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe të ngushtë për të garantuar siguri të qëndrueshme në gjithë territorin e Kosovës dhe stabilitet rajonal.