Umerov emërohet ministër i ri i Mbrojtjes i Ukrainës

Ligjvënësit ukrainas kanë votuar për emërimin e Rustem Umerovit në postin e ministrit të Mbrojtjes. Ai vjen në këtë post pas disa ndryshimeve të bëra në këtë ministri, pas shqetësimeve për korrupsion gjatë blerjeve të pajisjeve ushtarake.

Në Parlamentin ukrainas, 338 ligjvënës kanë votuar për emërimin e Umerovit, shkruan REL.

Umerov merr drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes pas largimit të Oleksiy Reznikovit, që kishte udhëhequr dikasterin e mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022.

Umerov, 41 vjeç, është një politikan nga partia opozitare Holos. Që nga shtatori i vitit 2022, ai ka shërbyer si kryetar i Fondit shtetëror të Pronave. Ai ka qenë i përfshirë në këmbimin e të burgosurve të luftës, të të burgosurve politikë, të fëmijëve dhe të civilëve, si dhe në evakuimin e civilëve nga territoret e pushtuara. Umerov, po ashtu, ishte pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë sa i përket marrëveshjes së drithërave, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte arsyetuar ndryshimet në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes me nevojën “për një qasje të re” në këtë institucion dhe “forma të tjera të ndërveprimit, si me ushtrinë, ashtu edhe me shoqërinë”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika