Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë dhe njëherësh nënkryetar i partisë, Uran Ismaili, ka prezantuar mbrëmë para strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës listën e kandidatëve të PDK-së për Prishtinën, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ismaili theksoi se pas një rritjeje të konsiderueshme me rreth 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit komunale, PDK-ja në Prishtinë është e konsoliduar dhe e bashkuar rreth vizionit politik të kryetarit të partisë, Bedri Hamza, me të cilin partia garon në këto zgjedhje me sloganin “Bashkë. Përpara.” dhe me numrin 130.
Në këtë aktivitet u prezantua edhe lista e kandidatëve të PDK-së për Prishtinën, ku përfshihen emra të njohur nga jeta politike, publike dhe profesionale:
Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili ka theksuar se PDK po hyn në këtë garë me një vizion të qartë për Kosovën stabile dhe të mirëqenies për çdo familje, duke përmendur synimin për rritje të pagave dhe pensioneve, ulje të çmimeve, si dhe ndërtimin e një qeverisjeje të udhëhequr nga një kryeministër që, sipas tij, bashkon vendin për të ardhmen.
“Kosova stabile e mirëqenies për çdo familje po vjen. Bashkë. Përpara. Për Kosovën!”, ka shkruar Ismaili.