Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se trajnimi ka për qëllim të bëjë përgatitjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve për kryerjen e Operacioneve Reale të Kërkim-Shpëtimit Urban

Ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të FSK-së





Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë, një ekip i FARSH-it është duke realizuar trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, trajnimi ka për qëllim të bëjë përgatitjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve për kryerjen e Operacioneve Reale të Kërkim-Shpëtimit Urban.

“Vëllezërit e motrat tona, ushtarakë e ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim- Shpëtim të FSK-së. Përveç personelit nga FARSH dhe FSK, pjesë e këtij trajnimi janë edhe pjesëtarë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME)”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim- Shpëtim të FSK-së

Me sloganin “së bashku gjithmonë jemi më të fortë”, sipas Mehajt, QNTKSH ka ngritur hapësirat trajnuese duke krijuar infrastrukturën e duhur për realizimin e trajnimeve bazike dhe të avancuara në fushën e kërkim-shpëtimit, si dhe certifikimin e kuadrove vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim- Shpëtim të FSK-së

Teksa ka publikuar pamje nga stërvitja e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar se udhëheqësit e së ardhmes, të cilët i quan “ujqërit e rinj”, janë të fortë dhe në gjendje të mirë fizike e psikike.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se kadetët u janë nënshtruar testeve të përgatitjes fizike derisa të dielën e dy tetorit kanë praktikuar ecjen me pesha të rënda.

“’Aromë Beteje’ është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellë nga 2 km vrapim. Kadetëve iu tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndrueshmëria, forca dhe kondicioni fizik”, ka shkruar Mehaj.

Ndryshe, në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-së, ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj, ka thënë se FSK po e rrit profesionalizimin.

Teksa ka falënderuar anëtarët e të gjitha vendeve për përkrahjen e FSK-së, Mehaj një falënderim të veçantë ia atribuoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e FSK-së dhe procesin e anëtarësimit në NATO.

“Ne po rrisim profesionalizmin, kapacitetet tona, na keni premtuar dhe keni aprovuar pakon legjislative në veçanti me konstituimin dhe harmonizimin e këtyre kërkesave në procesin drejt NATO-s”, ka thënë Mehaj.

“Do t’ju falënderoja për bashkëpunimin me partnerët tanë për paqen, stabilitetin dhe paqen ne rajon. Siç e dini, Kosova është një vend i vogël, por me zemër dhe me vlera të larta. Të nderuar me këtë rast falënderoj ShBA-në dhe aleatët, faleminderit për forcimin e FSK-së”, shtoi ai.

Mehaj ka potencuar se Kosova është një vend i vogël, por me zemër e vlera të mëdha.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika