Ushtaraku britanik akuzohet për terrorizëm

Policia Metropolitane e Londrës ka bërë të ditur të premten e 27 janarit, se një ushtarak britanik është akuzuar për terrorizëm dhe vepra shpërthyese

Ushtarët britanikë në një marshim në këtë fotografi të vitit 2017. Foto: CNN

Policia Metropolitane e Londrës ka njoftuar se një ushtarak britanik është akuzuar për terrorizëm dhe vepra shpërthyese, të premten e 27 janarit.

Policia ka thënë se Daniel Abed Khalife, 21 vjeç, nga Beaconside, Stafford, është akuzuar pas një hetimi nga Komanda e Terrorizmit të Met, në lidhje me dy incidente në Staffordshire në gusht të vitit 2021 dhe në fillim të këtij muaji.

Ushtaraku britanik është akuzuar për nxjerrjen ose përpjekjen për të nxjerrë “informacion të një lloji që mund të jetë i dobishëm për një person që kryen ose përgatit një akt terrorizmi”, në gusht të vitit 2021 dhe vendosi një artikull “me qëllimin për të nxitur një tjetër besimin se ai artikulli ka të ngjarë të shpërthejë ose të ndizet dhe në këtë mënyrë të shkaktojë lëndim personal ose dëmtim të pronës” në ose para 2 janarit, sipas Met.

Met është shprehur se ai është aktualisht në paraburgim policor dhe “do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 28 janar”, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika