Ushtarët amerikanë në Kosovë kryejnë trajnime për neutralizimin e dronëve

Ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale Lindore në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, kanë zhvilluar së fundi një trajnim të specializuar për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e dronëve – një aftësi gjithnjë e më e domosdoshme në mjedisin aktual të sigurisë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it, pajisjet e përdorura në këtë trajnim funksionojnë duke ndërprerë frekuencat e kontrollit të dronit, duke e detyruar atë të rikthehet tek operatori, njofton Dukagjini.

Ato mund të ndërhyjnë gjithashtu në sinjalet GPS/GNSS, duke bërë që droni të qëndrojë pezull, të ulet ose edhe të bie.

Sipas KFOR-it, ushtrimet e tilla rrisin aftësitë teknike të trupave dhe theksojnë rëndësinë e koordinimit, punës ekipore dhe përshtatshmërisë ndaj kërcënimeve të reja ajrore.

Këto kapacitete tashmë janë përdorur edhe në situata operative, duke rritur efektivitetin e misionit përballë sfidave në zhvillim.

Misioni thekson se bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili në rolin e vet si përgjegjës për sigurinë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika