Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli në Leposaviq

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë realizuar pika kontrolli në Leposaviq si "pjesë e angazhimit të tyre për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë"

Foto: KFOR-i

Ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it kanë kryer këtë të hënë disa kontrolle të automjeteve në komunën e Leposaviqit, ka njoftuar misioni paqeruajtës i NATO-s.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kanë realizuar pika kontrolli të automjeteve brenda komunës së Leposaviqit. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë,” thuhet në deklaratën e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të lirë për lëvizje për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky mision kryhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë, përkatësisht.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika