Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të hënën ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor Nivel Togu “Ujku Alfa”.
Siç thuhet në njoftimin e FSK-së, objektivë e këtij ushtrimi ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak, duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live).
Në njoftim, po ashtu thuhet se për të përcjellë nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarakë nga Ambasada Amerikane, të cilët u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit.