Ushtarët ukrainas falënderojnë Kosovën për kontingjentin e ndihmave

Së fundmi, ndihmat materiale nga Kosova kanë arritur në Ukrainë. Edhe pse Ukraina nuk e njeh ende Republikën e Kosovës, ushtarët ukrainas nuk e kanë pasur problem që ta falënderojnë Kosovën duke përdorur edhe flamurin e Kosovës

Shtete të ndryshme të botës janë solidarizuar me Ukrainën, për shkak të agresionit rus në këtë vend.

Derisa shtetet e fuqishme botërore kanë dërguar armë dhe para, Kosova vazhdimisht ka qenë në mbështetje të Ukrainës në mënyra të ndryshme.

Deri më tani Kosova u është bashkëngjitur shteteve demokratike me sanksione të ndryshme ndaj Rusisë.

Por së fundmi, ndihmat materiale nga Kosova kanë arritur në Ukrainë.

Aktivistë të nismës “Youth Community Project -Prishtina”, kishin dërguar ndihma në spitalin ushtarak të Zaporizhzhia, ndërsa këta të fundit e kanë falënderuar publikisht Kosovën për këto ndihma.

Edhe pse Ukraina nuk e njeh ende Republikën e Kosovës, ushtarët ukrainas nuk e kanë pasur problem që ta falënderojnë Kosovën, duke përdorur edhe flamurin e Kosovës.

“Faleminderit për përkrahjen nga populli i Kosovës! Ndihma juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne!”, thuhet në shkrimin e këtij spitali.

Ndërkohë, sot nga Kosova për në Ukrainë është nisur një tjetër kontingjent ndihmash.

Me një ceremoni të organizuar, është nisur nga Podujeva për në Ukrainë kontigjenti i ndihmave të grumbulluara nga aksioni i organizuar në bashkëpunim mes Komunës së Podujevës dhe ushtarëve ukrainas që shërbejnë në Kosovë.

May be an image of person, child, standing and outdoors

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika