Ushtari që ia fali sytë Kosovës për liri

Historia e re e Kosovës, është përplot sakrifica, dhimbje por edhe vullnet për të ecur përpara. Përkundër plagëve, që mbesin të hapura.

“Unë jam Xhevdet Smajli,nga fshati Mollopolc, Komuna e Shtimës jam invalid i ushtrisë clirimtare të Kosovës, në atë kohë duke i pasur parasysh vuajtjet e popullit shqiptar nga makineria e ushtrisë serbe,atëherë ne u detyruam me u rradhitë në rendet e ushtrisë clirimtare të Kosovës për ti dal në mbrojtje këtij vendi, si familja kemi qenë të kyqur në rrjedha për një legalitet, në lëvizjet ilegale që ishin për clirimin e vendit  edhe kur filloi vec lufta na si familje jemi kqyr të gjithë në ushtrinë clirimtare të Kosovës në atë kohë kam qenë 17 vjecar edhe kam vazhdu për nëntë muaj kam qenë furnizues, në furnizim tre muaj mas furnizmit kam qenë deminier , kemi pastru terrent kemi deminu terren krejt ku kanë qenë forcat serbe”, ka deklaruar Xhevdet Smajli – Invalid i luftës.

Fshati e komuna e Xhevdet Smajlit, në vitin 1998 ende nuk ishte trazuar, por nga zonat përreth, ngadal po u vinte sinjali se gjërat do të ndryshonin.

“Në atë kohë veq lufta filloj u shtri lufta edhe knej kah ana jonë se në Drenicë edhe ma heret ka pas fillu po erdh edhe te na, edhe perzgjedhje, zgjedhje tjetër nuk kishte po isha ardh momenti veq luftë ndryshe me Serbi nuk kish. Na ishim qysh thashë në rrjedha edhe të përgatit kombëtarisht ishim mirë per shkak se thashë që babën e kena pas legalitet prej fillimit edhe na ka frymëzu për nga qështja kombëtare të përgatit ishim mirë kështu edhe që thashe se duke i parë vuajtjet e popullit edhe na i përjetuam edhe ne skishim të drejtë shkollimi, shkollimin e bëjshim në atë sistemin e vjeter në shtëpi shkolla që i patem kthy në shumë probleme pasi që skishte se si as mësimi të zhvillohej edhe kur erdh momentin u kqyem ne ushtrinë clirimtarë të kosovës jena kanë si pjestarë të saj u kan nana vllavi mramë edhe une, vllavi i dyti, babi u kanë në perëndimi për fonde”, ka thënë

Aktiviteti i tij, ishte zbuluar nga autoritetet serbe, dhe pas arrestimit, e tregon për përvojat e rënda që i kishte pasur në stacionin policor në Ferizaj.

“Koha e furnizmit ish, kanalet e furnizimit ishin te fshatit dermjak , fshati koshare , slivove, po ato korridore u bllokuan pastaj smujshim ma anej me kalu dhe I vetmi mbeti në Shtime në qytet,edhe atëhere në kohë kam furnizu prej shtimes, jam dal Shtime kam marrë për zonë cka u dashke përdokute ushqimore me traktor edhe me nanën jam kan bashkë edhe cdo ditë kena marr produkte ushqimore cka u dasht e kështu me rradhë, edhe për cdo ditë para 15 janarit, këtu në shtime e pashe patrollen tu patrullu këtu në Shtime edhe ma bani me dorë ndalu edhe u ndala une ja dhashe dokumentat edhe prita qaty, hina kerr edhe me thane duhet me ardh me neve me kane marr nana ka met te traktori aty dmth fati me pshtu prej tyre, intervenoi OSB, une u detyrova me shku me ta, kam kalu shume perpeti, ne shume stacione policore, intervenoi OSB , dhe me liruan, sepse ata kishin informacione se pozita ime kishte te beje me UCK-ne.Gjatë rruges deri në Ferizaj, me kane tortur edhe fizikisht tani në Ferizaj veq ne pyetje me kane marre. Ajo administrate ka qene e cmendur, merreni me mend per nje te mitur aty ka qene prezente edhe karriga elektrike , per presion psiqik me kane ul ne to ka pas edhe mjete te tjera si ato te bejsbolli e nje ushtari te UCKes  edhe ajo ka qene e gjakosur veshtire shume”, ka thënë Xhevdet Smajli.

Ky është vendi ku Xhevdeti ishte arrestuar nga Policia serbe, e nëna e tij tregon për këtë moment të rëndë, kur ishte ndarë nga djali i saj.

Pas lirimit pas arrestimit, me intervenimin e misionit të OSBE-së, meqë Xhevdeti ishte i mitur, rruga e tij me UÇK-ën kishte vazhduar.

Tani kishte marrë detyra të tjera.  Ishte angazhuar në njësitin e deminerëve.  Ky ishte edhe territori ku ishte angazhuar, e gjatë punës së tij një prej minave kishte shpërthyer.

E bashkë me Xhevdetin morrëm rrugë për tek shtëpia e tij, në oborrin e shtëpisë së tyre shihej shtëpia e vjetër e cila edhe ishte djegur e tëra, e në anën tjetër të oborrit ata kishin ruajtur edhe traktorin e tyre të vjetër.

Fati i Xhevdetit, ka pasur ndikim edhe tek familjarët, që tregojnë përvojat e tij pas incidentit me minë.

I pakënaqur me trajtimin e shtetit ndaj djalit është babai të tij, Aliu.

Xhevdet Smajli ka pasur një rrugëtim të vështirë deri tani, por nuk ka pranuar të trajtohet ndryshe, dhe vuajtjet e gjithçka që ka përjetuar, thotë se i ka bërë për adheun e tij, Kosovën.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika