“Ushtria e Kosovës po fuqizohet”, Osmani takon Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ushtria e Kosovës po forcohet çdo ditë si një partner i besueshëm i ushtrive aleate në NATO dhe ka përgëzuar ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari për angazhimin e tyre ndaj institucioneve të mbrojtjes

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari.

Ajo e ka uruar ministrin Macedonci dhe gjenerallejtënant Jasharin për angazhimin në institucionet e mbrojtjes në misionin e tyre të shenjtë.

Po ashtu, Osmani mes tjerash ka shkruar se ushtria e Kosovës po fuqizohet çdo ditë si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.

“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.  Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Disa ditë më parë, Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për 246 raketa të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

Në lidhje me këtë ka folur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për Dukagjinin, i cili e ka konfirmuar këtë kërkesë, duke theksuar se përveç sistemit raketor “Javelin”, parashihet të blihen edhe sisteme të tjera të armatimit.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika