Ushtria izraelite ka njoftuar se ka goditur një objekt që e cilëson si qendër kryesore të prodhimit të raketave dhe minave detare në Iran.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Forca Ajrore izraelite ka sulmuar një objekt në qytetin Yazd, në Iranin qendror, ku, sipas saj, Marina iraniane zhvillon shumicën e raketave dhe minave detare, raporto BBC.
Irani besohet se ka mijëra mina detare, të cilat, edhe pse nuk dihet nëse janë vendosur, konsiderohen si rrezik për anijet tregtare dhe kanë rritur shqetësimet e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit.
Irani kërkon evakuimin e banorëve pranë zonave të forcave amerikane